Forma aspak e mirë e Torinos, që vetëm këtë fundjavë siguroi qëndrimin në Serinë A, ka sjellë një reagim të ashpër të tifozëve.

Këta të fundit kërkojnë largimin e presidentit Urbano Kairo nga kryesia e klubit. Ultrasit e klubit nëpërmjet një deklarate, kanë reaguar ashpër ndaj presidentit, teksa kanë ftuar edhe tifozë të tjerë, për protestë këtë të diel.

“Jemi lodhur duke parë drejtuesit që nënçmojnë dhe tradhtojnë ngjyrat e skuadrës. Jemi lodhur duke parë lojtarë mercenarë, pa asnjë respekt për fanellën. Kajro, lojërat kanë mbaruar! Ju dhe të tjerët duhet të largohen nga klubi. Të gjithë tifozët e Torinos janë të ftuar më 23 maj të dielën, në sheshin e qytetit për të bërë që zërat tanë të dëgjohen”, thuhej në deklaratën e tifozëve.