Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 07:23 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Laçit, pranë biznesit të tij.
Sipas Policisë së Shtetit viktima është Xhelal Reçi 60 vjeç, ish-oficer policie, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë kanë shkuar grupe të FNSH-së.
Në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur që mendohet se ka lidhje me ngjarjen.