Aktori i njohur shqiptar ose siç njihet ndryshe edhe si djali i Yllka Mujos, i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren Gigliola Haveriku.
Çifti shfaqeshin kudo bashkë, madje dhe në intervista të ndryshme kanë shprehur publikisht dashurinë e tyre.
Lidhja e tyre ishte aq serioze, sa Gigliola ishte e pranishme edhe në martesën e motrës së Amosit, Elia me Princ Lekën. Mirëpo, duket se çdo gjë ka marrë fund.
Ata kanë fshirë fotot nga “Instagrami” dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.
Ndonëse nuk dihet arsyeja e ndarjes, kujtojmë që prej disa kohësh, Gigliola është pjesë e “E diell” në “Top Channel”.