LAJMI I FUNDIT.
Një kamion është rrëzuar pak minuta më parë në aksin Elbasan Gjinar në fshatin Mlizë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky aksident, ku mësohet se kamioni ka qënë i ngarkuar.

Mjeti është i ngarkuar dhe për t’a lëvizur do të jetë e vështirë. Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje ku po bën të mundur zhbllokimin e rrugës.

Po ashtu për shkak të rrjedhjes së karburantit është kërkuar edhe zjarrëfikësja.