Një 17-vjeçar, banues në Noto (Syracuse), në Itali, është qëlluar me plumb në kokë mbrëmjen e djeshme. Sipas hetimeve të policisë, djali ka qenë brenda një makine me disa familjarë , kur dikush nga rruga ka hapur zjarr duke e goditur. I mituri po lufton mes jetës dhe vdekjes në spitalin Garibaldi në Katania ku u transferua me urgjencë.
Hetimet – Pas një kqyrje paraprake të rrethanev të ngjarjes, ajo që ndodhi në via Platone mund të jetë një pritë, dhe ende nuk dihet nëse objektivi ka qenë i mituri apo disa nga të afërmit e tij pasi në atë moment ai nuk ishte i vetëm në makinë. Të shtënat me armë zjarri janë shkrepur kur makina ka qenë e palëvizshme, por nuk dihet se kush e ka tërhequr këmbëzën dhe nga ku.
Për hetuesit kjo nuk ka qenë një ngjarje aksidentale, pasi qëllimi i autorëve ka qenë për ta vrarë. Prokuroria e Sirakuzës ka hapur dosjen ndërsa karabinierët kanë nisur tashmë marrjen në pyetje të të afërmve të të miturës.