Home ELBASANI SOT VIDEO/PLEHRAT PROBLEM NË LAGJEN “BEQIR DARDHA”

VIDEO/PLEHRAT PROBLEM NË LAGJEN “BEQIR DARDHA”

51

Prej dy javësh mungon pastrimi

Prej disa ditësh mungesa e pastrimit të kontenierëve në lagjen “Beqir Dardha” është kthyer në një shqetësim për banorë të cilat jetojnë këtu. Banorët thonë se konteniërt kanë rreth dy javë që nuk pastrihet ndaj dhe situate është duke agravuar dita ditës pasi edhe mbetjet po kthehen në vend grumbullim.

Problem më së shumti janë kontenierët e vendosur pranë shkollave apo edhe institucioneve . Prindërit shprehen të shqetësuar që fëmijët e tyre duhet të kalojnë mes mbetjeve për të shkuar në shkollë ndaj apelojnë për një ndërhyrje sa më të shpejtë për largimin e tyre.

Prej disa ditësh qyteti I Elbasanit është duke hasur në probleme sa I takon pastrimit të qytetit shkak për këtë sipas burimeve nga bashkia e Elbasanit është bërë ngërçi I firmës kontraktuese me komisionin e prokurimeve publike .