Me ambicien për të arritur role që gjithmonë i kishte ëndërruar, Dani kujton takimin pas disa kohësh më trajnerin e saj në konkurset e talenteve të reja Ricardo Cochiante dhe momentin kur ajo mori “po-në” për Esmeraldën tek “Katedralja e Parisit”.

“Kisha frikë mos më thonin jo, se nuk je gati. Pasi mora përgjigjen pozitive që shumë dëshiroja , ishte një nga ato kafetë që më ka ndryshuar jetën.”-thotë Elhaida kur i duhet të ndalet tek çaste të tilla që të vijnë rrallë në jetë.