Home AKTUALITET Ishte në ecje, shkrumbohet makina në Tiranë

Ishte në ecje, shkrumbohet makina në Tiranë

22

Një makinë tip “Smart” ka marrë flakë në ecje këtë të mërkurë në Tiranë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes, makina ka qenë në ecje në afërsi të Casa Italias, tek Mbikalimi i Kamzës.

Nga pamjet e siguruara shikohet se si pasojë e flakëve Smarti është shkrumbuar plotësisht.

Policia bën me dije se makina në pronësi të E.E. 33 vjeç ka qenë d me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës.

Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Casa Italias, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.