Artisti Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë kosideruar si të pandarë nga njëri-tjetri, ku më pare, edhe pas pushimeve që kaluan së bashku, shkuan përsëri bashkë në SHBA, ndërsa prej kohësh në mediat rozë është përfolur se Capital T është në një lidhje me modelen.
Ata janë kapur shpesh mat, mirëpo kurrë nuk e kanë pranuar publikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë. Më herët, fansat kanë vënë re se të dy ndodheshin në New York dhe këtë e kishin vënë në dukje në sektorin e komenteve.
Gjithsesi, së fundmi Capital T është pyetur rreth jetës private. Reperi tha se është i dashuruar, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.
“Ma kanë marrë zemrën. Jemi rrugës por s’kemi akoma diçka konkrete”, tha ai, ndërkohë preferoi të mos e zbulonte emrin e partneres.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2021/05/640-0-60a2c6e59ab2b.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)