Një 36 vjeçar turk është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia thotë se Koray Aniç u ndalua në hyrje të Shqipërisë pasi ishte në kërkim nga shteti turk për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit në Turqi./abcnews.al