Një fëmijë 1 vjeç ka vdekur si pasojë e një sulmi nga dy qen pitbullë në Salerno, në jug të Italisë. Mediat italiane raportojnë se fëmija 13-muajsh ishte në krahët e një të afërmeje kur kishte ndodhur sulmi.

Qentë ishin në pronësi të një miku të familjes, sipas tezes së fëmijës, e cila ka folur për Sky Italia, shkruan AP.

Të afërm të tjerë ishin lënduar derisa po përpiqeshin ta shpëtonin fëmijën.

Autoritetet në Salerno janë duke e marrë në pyetje pronarin e qenve dhe duke u munduar që të kuptojnë se përse qentë nuk ishin nën mbikëqyrje kur kishin ikur nga tarraca ku zakonisht mbaheshin.