Një  ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 16-vjeçare u rrëmbye dhe u përdhunua nga një burrë endacak. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Latina Scalo, ku vjaza u rrëmbye dhe u përdhunua nga një i pastrehë.

E mitura ishte me të dashurin e saj në një zonë industriale në Latina. Në një moment i panjohuri afrohet për t’i ndjekur. E mitura dhe i dashuri të frikësuar përpiqen të vrapojnë drejt makinës së tyre, por i pastrehi arrin t’i ndalojë. Dhunon të dashurin e 16-vjeçares dhe më pas këtë të fundit e rrëmben, e fut brenda makinës dhe e përdhunon.

Sipas deklaratës së saj që mësohet, burri i pastrehë do të identifikohej pasi ishte njohur me një goditje të vogël nga vajza dhe shoqja e saj që ndodhej me të.  Endacaku është shpallur në kërkim njihet nga policia dhe është me precedentë penalë.

Të nesërmen, djali zgjodhet dhe shikon që as makina as 16-vjeçarja nuk ndodhen aty. Ajo po endej në një rrugë fshati të pisët dhe me baltë, pasi u dërgua nga i huaji në një strehë të improvizuar, ku u përdhunua. 16 vjeçarja u transportua në spitalin Santa Maria Goretti, ndërsa policia është në kërkim të personit përgjegjës për rrëmbimin dhe përdhunimin duke krehur vendet që frekuentojnë zakonisht të pastrehët.