Një situatë sa prekese po aq dhe e paprecedentë ka ndodhur në Romë, Itali.

Një burri të moshuar i kanë grabitur makinën bashkë me një valixhe që kishte brenda.

Në valixhe ndodheshin rrobat dhe disa analiza të cilat ai i kishte bërë gati për tu shtruar në spital.

Ai shkroi një letër ku madje ofroi 1000 shpërblim për atë që do t’ja kthente valixhen.

“Dje pasdite ma vodhën makinën pikërisht këtu. Dua vetëm valixhen e mbushur me rroba dhe analiza diagnostike për shtrimin në spital. Ofroj 1000 euro,” shkroi ai.

Letrën e shkruar ai e ngjiti pikërisht në vendin ku i grabitën makinënë me shpresën se dikush apo grabitësi do ta shikojë e do ti kthejë të paktën valixhen, shkruan la Repubblica.

Por si ndodhi ngjarja?

“Unë jam nga Avellino, sapo kisha mbërritur në Romë për të parë vajzën time. Gjithçka ndodhi në një çast: isha në rreshtin e dytë në Viale Marconi në mes të ditës, në orën 16:30 dhe po bëhesha gati të nxirja gjërat nga makina, kur shoh që ajo ishte zhdukur.

Menjëherë mendova për valixhen me disa muaj kontrolle mjekësore në të. Për mua vlen një thesar dhe për këtë vendosa të ofroj një shpërblim për ata që më ndihmojnë ta gjej.. dhe më pas shkova te një tregtar për të parë një makinë tjetër. E di që nuk do ta gjej më atë makinë,” tha ai.