Fanella e veshur nga legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero kur shënoi golin që ia solli trofeun e Ligës Premier, ‘Qytetarëve’ në sezonin 2011/212 – është vendosur në ankand për çmimin fillestar 23,000 euro.

Argjentinasi e kishte zhveshur fanellën e tij në shenjë gëzimi pas golit që ia solli skuadrës së tij fitore 3-2 ndaj QPR-së, e që ishte edhe fitimi i titullit për Citizens, derisa mposhtën Manchester Unitedin në këtë garë.

Komentatori televiziv Martin Tyler thirri “Aguerooo” teksa shënoi në minutën e katërt të kohës shtesë në ndeshjen e fundit të edicionit.

Tani fanella e palarë – ende me njolla shampanje nga festimet pas ndeshjes – po del në ankand.

Ajo u mor nga një kitarist i qytetit, i cili më vonë e dhuroi atë për ekspozim në muze.

Fanella do shitet nga organizata Hansons Auctioneers më 3 nëntor dhe të gjitha të hollat do të shkojnë për bamirëse. Sergio që aktualisht është 34-vjeçar, njihet gjithashtu si Kun Aguero – emri që është i vendosur po ashtu në pjesën e pasme të fanellës.

Vlen të ceket se Aguero është detyruar të pensionohej nga futbolli, pasi që kishte probleme me zemër, në pak kohë kur kaloi te Barcelona nga Manchester City.