Diçka ka shkuar gabim te kombëtarja italiane pasi janë 7 lojtarë të cilët ishin në ndeshjet eliminatore që janë infektuar me covid-19 ndërsa 8 të tjerë janë pjesëtarë të stafit. Fillimisht ishin 4 prej këtyre të fundit që u infektuan duke e zgjeruar më pas hartën deri te futbollistët që nisën pothuajse çdo ditë e nga një të rezultonin pozitiv në testet molekulare. I fundit është sot pozitiv Federico Bernardeschi dhe për Juventusin bëhen dy lojtarë pas Bonuccit teksa me covid kanë rezultuar edhe Florenzi, Verratti, Cragno, Grifo, Sirigu, të gjithë të angazhuar në eliminatore.

Ndërkohë Mancini dhe presidenti I Federatës, Gravina i cili ka takuar grupin e lojtarëve të kombëtares kanë rezultuar negativë por mbetet figura e keqe që ka bërë Italia me rregullat e përcaktuara kundër koronavirusit.

Sipas shtypit italian, pritet që ditët në vijim të ketë sërish të paktën nga anëtarët e stafit të Mancinit të ketë raste pozitive dhe rasti zero dyshohet të jetë pikërisht sjellja jo korrekte e njërit prej bashkëpunëtoreve të trajnerit i cili ka shkaktuar më pas rastet e tjera.

Përgjegjësia morale mbetet mbi federatën e futbollit, FIGC teksa më të dëmtuar janë klubet e futbollit të cilët penalizohen të paktën për 2 javë nga mungesa e futbollistëve të infektuar.

Ora news