Trajneri gjerman i Chelseat, Thomas Tuchel ka zbuluar për shtypin vendas sesi shkuan ngjarjet te Paris Saint Germain Dhjetorin e kaluar kur ai u largua nga drejtimi i skuadrës pas raporteve jo të mira sidomos me Leonardon.

“Unë e kisha menduar që mund të ndodhte shkarkimi por nuk e shihja si mundësi konkrete. Ishte një surprizë e vërtetë sepse më 22 Dhjetor dëgjova që unë do të largohesha nga drejtimi i skuadrës dhe një ditë më pas fituam 4-0 ndaj Strasbourg. Më 24 Dhjetor pata një takim me Leonardon e cila zgjati vetëm 2 minuta sepse as unë nuk kisha çfarë të thoja kur më bëri të ditur vendimin e shkarkimit.”

Trajneri gjerman u shpreh tepër i zhgënjyer për mënyrën e largimit duke theksuar se ai dhe familja nuk kaluan Krishtlindje normale pasi në moment erdhi edhe oferta nga Chelsea.

“Ishte diçke e çuditshme sepse morëm menjëherë vesh që Chelsea kishte shfaqur interes dhe mendova përse të mos e provoja. Nisëm menjëherë të bënim rrobat gati dhe Krishtlindja nuk kaloi ashtu siç duhet në një familje” u shpreh trajneri gjerman.

Ai në fund e pranoi se eksperienca me Paris Saint Germain ishte e jashtëzakonshme për të por nuk preferoi shumë të flasë për raportet me Leonardon me të cilin u agravuan që kur kritikoi klubin për blerjet në merkato dhe që atëherë gjërat asnjëherë nuk u përmirësuan më.

Ora news