Bllokojnë aksin nacional Elbasan-Librazhd
Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan kanë protestuar sot duke bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd për shkak të bllokimit nga ana e bashkisë së Elbasanit të rrugës që ata e përdorin si mjet kalimi për tu lidhur me qytetin.Të irrituar banorët kanë kërkuar shpjegim pasi sipas tyrë ata nuk ishin njoftuar më parë për këtë bllokim dhe e vetmja rrugë alternative që bashkia i ka lënë është 2 km larg.
Janë rreth 2 mijë familje të cilat e përdorin këtë rrugë si të vetmen mundësi për tu lidhur e qytetin e Elbasanit.Për ata të cilët mbetën të bllokuar në trafik kjo pengesë iu shkatoi vonesa.
Bllokimi i aksit nacional Elbasan-Librazhd bëri që në vendngjarje në pak minuta të mbërrinte policia e Elbasanit dhe grupi I posaçëm I Shqiponjave të cilët I detyruan qytetarët që të lironin rrugën.Ishte shefi i komisariatit të Elbasanit Armand Muça i cili I bëri të ditur banorëve se bllokimi ishte i paligjshëm dhe për këtë mund të ndëshkoheshin.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë banorët ia dolën që ti hiqnin bordurat mbrojtëse ndërkohë në një njoftim për mediat bashkia e Elbasanit bëri të ditur se ky bllokim ishte bërë për arsye të sigurisë së qytetarëve pasi në këtë vend ka aksidente të vazhdueshme .Pas më shumë se 40 min dhe ndërhyrjes me forcë nga efektivët e policisë aksi u lirua dhe filloi qarkullimi normal i mjeteve.