Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se policia ka ndaluar shoferin e një kamioni për kontroll. Gjatë kontrollit policia gjeti të fshehura në kabinën e kamionit 34 kilogramë kokainë.
Mediet italiane shkruajnë se shqiptari me banim në Itali, u arrestua dhe ndodhet në burgun e Bolzanos.
