Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shanghai, ku një 59-vjeçar ka plagosur me thikë 4 persona.

Bëhet me dije se Gao Mou 59 vjeç, ishte pushuar nga puna dhe i nervozuar ka dalë nga zyra dhe ka qëlluar me thikë punonjësit të cilët ishin duke bërë pushimin e drekës.

Katër persona kanë përfunduar në spital nga plagët e marra. Siç shihet në fotot e mëposhtme vendi është mbuluar nga gjaku. Policia ka arritur të arristojë menjëherë autorin.