Para një viti, Georgina Rodriguez mori pjesë në “Festivalin e Filmit në Venezia”, ku bëri bujë të madhe me veshjen e saj pasi përveçse dukej mjaft bukur, ajo kishte harruar që të hiqte etiketën në xhaketën e bardhë.

E njëjta gjë i ndodhi Jennifer Lopez-it një vit më vonë, në të njëtin vend, në Venezia. Ajo i mahniti të gjithë me veshjen e saj në sfilatën e modës së Dolce & Gabbana, por nuk kaloi pa u vënë re nga publiku një detaj- etiketa e paprerë.

J-Lo eci në këmbë kur po dilte nga hoteli i saj, duke shkuar drejt një varke me të cilën do të lëvizte drejt ngjarjes së madhe. Ajo rrethohej nga ekipi i saj i sigurisë dhe nga ai që kujdeset për pamjen, por askush nuk e vuri re “problemin” e veshjes.