Cdo stinë ka frutat dhe perimet specifike të cilat fëmija mund t’i konsumojë dhe në këtë mënyrë do të ushqehet shëndetshëm. Sigurisht që kjo ndikon edhe nga vendi ku jetoni. Gjithashtu një kujdes të veçantë duhet t’i kushtoni edhe moshës së fëmijës për çdo perim që konsumon.

Ja çfarë perimesh duhet të blini për muajin mars dhe prill të cilat duhet të jenë pjesë e dietës tuaj ushqimore për receta të shëndetshme.

Bizelet janë perime tipike pranverore edhe pse ato mund të konsumohen në të gjithë vitin të ngrira, por duke filluar nga marsi ato janë më të shëndetshme nëse i konsumoni të frekësta. Bizelet mund t’i bëni supë por ka dhe shumë receta sipas preferencës së secilit.

Lakrat janë perime shumë aromatike dhe pak pikante. Janë të pasura me vitamina dhe minerale. Këto lloj perimesh janë mirë të konsumohen nga njerëzit që duan të pastrohen nga konsumimi i duhanit. Për më tepër ato luajnë funksion diuretik. Mund të konsumohen për sallatë ose të ziera.

Asparagu është një nga perimet më të njohura të pranverës. Janë të pasura me vitamina dhe nuk përmbajnë kalori. Në treg mund t’i gjeni në lloje të ndryshme, të bardha, jeshile ose vjollcë.

Ndryshe nga fasulet e tjera bishtajat konsumohen me lëkurë dhe fara. Duhet të pastrohen me kujdes duke u hequr skajet dhe pastaj të zihen. Nuk mund të konsumohen të papërpunuara. Janë të varfra me proteina, yndyra dhe karbohidrate dhe si pasojë dhe me kalori. Kanë një përmbajtje të lartë uji pothuajse 90%. Mund të kombinohen me patate të ziera ose mund të bëhen sallatë.

Lulelakra në të vërtetë është një perime tipike dimërore, e cila shfrytëzohet edhe në fillim të pranverës. Gatimi ideal është ta zieni dhe më pas t’i hidhni vaj ulliri dhe limon.

Rrepat më parë përdoreshin për të nxitur gjumin sepse përmbajnë vitaminë B dhe kanë veti qetësuese. Të përbëra kryesisht nga uji, ato përmbajnë hekur, kalium, fibra dhe kanë shumë pak kalori. Tashmë ato bëjnë pjesë në receta sallatash dhe kanë një shije pak pikante.

Spinaqi është shumë i pasur me hekur dhe në fakt bën pjesë në perimet dimërore, por ai konsumohet edhe në pranverë. Perfekte nëse zihen pak dhe t’i konsumoni si sallatë me vaj ulliri dhe limon.

Finoku është një perime që ndihmon në tretje dhe në parandalimin e aromës së rëndë të gojës. Nuk ka kalori dhe është perfekte për tu konsumuar pas një vakti të rëndë. Finokët mund të konsumohen krudo në mënyrë që të merrni të gjitha vitaminat.

Sallata jeshile është një ndër perimet e stinës së pranverës. Duhet të konsumohen brenda 3 ose 4 ditëve pasi i keni blerë në mënyrë që ato të jenë të freskëta dhe të shijshme.

Preshi në fakt është i vështirë për tu tretur, por është i mrekullueshëm për vlerat e tij ushqimore.