Home SHOWBIZ Ja ku e gjeni! Pas kërkesës së fansave, Dua Lipa tregon se...

Ja ku e gjeni! Pas kërkesës së fansave, Dua Lipa tregon se në cilin vend të Shqipërisë po i kalon pushimet

36

Dua Lipa vazhdon të shijojë pushimet verore në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Gjatë këtyre ditëve, autorja e shumë hiteve botërore, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar bukuritë shqiptare.

Ashtu siç nuk bëri më herët, kësaj radhe, Dua ka vendosur që t’u tregojë të gjithëve në cilin vend të Shqipërisë po qëndron, në Kep Merli.

 “Nuk dua të largohem kurrë.”, ka shkruar Dua krhas fotove ku duket mjaft tërheqëse.

Gjatë këtyre ditëve, Dua është kritikuar nga fansat shqiptarë për shkak se nuk ka vendosur vendndodhjen, por duket se këto fjalë kanë rënë në veshin e saj dhe ka vendosur që ta rregullojë “gabimin”.


Kujtojmë se Dua Lipa mbërriti në Shqipëri para disa ditësh. Ajo zhvilloi fillimisht disa takime me drejtuesit e vendit, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj. Më pas ajo mbajti një konferencë për shtyp para gazetarëve, ku zbuloi disa detaje nga karriera e saj dhe planet për të ardhmen.

“Me vjen mirë që sot kam mundësinë me “Sunny Hill”  dhe që mund të ndihmoj sado pak. Kjo është një mënyrë e vogël se çfarë mund të bëj nga ana ime. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, u shpreh Dua pasi ndihmoi me ndërtimin e një kopshti në Tiranë me të ardhurat nga fondacioni.