Lista e re e emoji-ve që do të përfshihen në Emoji 14.0 u prezantua ditën e sotme, vetëm një ditë para World Emoji Day në 17 korrik.

Lançimi i emoji-ve të reja u shty gjatë këtij viti për shkak të pandemisë, dhe dorëzimi i propozimeve ishte i ndaluar deri në muajin prill. Kjo listë do të finalizohet në shtator nga Unicode Consortium, mirëpo në përgjithësi shumica e kandidatëve të prezantuar në draft janë pranuar tashmë. Ky version final do të prezantohet në pajisjet e ndryshme dhe në platforma duke filluar nga fundi i vitit 2021.

Emoji-t e reja tregojnë për një zgjerim në përfshirjen e racave dhe gjinive të ndryshme, si përshembull ngjyrat e ndryshme të lëkurës në emoji-n e shtrëngimit të duarve, një person me kurorë i cili shoqërohet nga emoji-t e princit dhe princeshës dhe një burrë shtatzënë.

Emoji të tjera të përgjithshme janë ato të një foleje me vezë në pemë, një gomë makine, një life saver, emoji i një globi diskoje, i një karte identiteti e disa të tjera.

geek