Me kalimin e kohës numri jonë i telefonit po përdoret vazhdimisht në shumë platforma për arsye të ndryshme. Problemi që haset me shpërndarjen në masë të numrit të telefonit është siguria, pasi një person me qëllime të këqija mund të zbulojë mjaft të dhëna personale nëpërmjet tij.

Prandaj në ju këshillojmë që të përdorni një numër të dytë celulari për të mbrojtur sigurinë dhe privatësinë tuaj.

Siguria 

Nëse ju përdorni shërbime moderne online, si përshembull email, online banking ose shkëmbime në cryptocurrency me shumë mundësi e keni lidhur numrin tuaj të telefonit me këto adresa. Ky është një veprim që ndërmerret si një hap tjetër verifikimi kur ju harroni passwordin tuaj. Pra, çelësi i sigurisë së një adrese nuk është passwordi, por numri i regjistruar i celularit.

Hakerat mund të marrin nën kontroll kartën tuaj SIM duke bindur kompanitë telefonike për të kthyer numrin e celularit të viktimës në një SIM card të zgjedhur nga ai, duke ju vjedhur informacionet tuaja.

Privatësia

Kur ka qenë hera e fundit që ju keni ndërruar numrin e celularit? Nëse jeni si shumica e njerëzve, duhet të ketë kaluar një kohë e gjatë. Ky veprim mund të sjellë pasoja të rënda kur vjen puna tek privatësia juaj.

Një grup kompanish të ndryshme blejnë, shpërndajnë ose fitojnë aksesnë numrat e celularit të klientëve. Në këtë mënyrë numri juaj mund të përfundojë në dorën e një hakeri i cili mund të vjedhë të dhënat tuaja personale.

geek room