Home BOTA Ja sa është bilanci i vdekjeve në qytetin ukrainas

Ja sa është bilanci i vdekjeve në qytetin ukrainas

40

“Dje numëruam më shumë se 2,000 vdekje, mbi 100 fëmijë. Ne mund të llogarisim vdekjet dhe lëndimet me qindra çdo orë.”

Këtë e deklaroi Serhiy Chernov, president i këshillit rajonal të Kharkivit, në video-lidhje me Samitin e rajoneve në zhvillim në Marsejë.

“Fshati Iakevo në zonën e Kharkivit u shkatërrua, ka shumë vdekje në këtë zonë”, shpjegoi ai.

“Tani për tani po organizoj punën e qendrës së koordinimit të krijuar në qendrën tonë rajonale – tha ai -. Ne kujdesemi për të gjithë refugjatët në zonën e Kharkiv, ne po organizojmë dërgesat e ilaçeve dhe ushqimeve”.