Për momentin reactions janë ende në zhvillim e sipër nga WhatsApp, pra as testuesit beta nuk kanë mundësinë e përdorimit të këtij shërbimi. Sipas WABetaInfo, besohet se ky shërbim do të jetë i ngjashëm me reactions në Instagram, pra do të përdoret një emoji për të reaguar ndaj një mesazhi.
Një tjetër informacion i rëndësishëm është se reactions nuk janë anonimë në një group chat, dhe pjesëmarrësit në grup do të mund të kuptojnë se cili person ka reaguar me një emoji.
Në fotografinë e mëposhtme ju mund të shikoni që gjenden 7 reagime ndaj një mesazhi, dhe me shumë mundësi reagimet që janë përdorur më shumë shfaqen në fillim. WABetaInfo shprehet se shërbimi po testohet për përdoruesit e iOS dhe Android.
Gjatë javëve të fundit, WhatsApp ka punuar dhe për të ofruar multi-device support 2.0, e cila do të sjellë aplikacionin për iPad dhe do të lejojë përdoruesit të lidhen dhe pa patur akses në smartphone-in kryesor të tyre. Një tjetër risi e ofruar është eksperienca e ridizenjuar e mesazheve zanore në WhatsApp për Desktop.
geek