TIRANË- (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BDL-PBKD-PBDSH-PKD) kjo është sigla e koalicionit të arritur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha me Aleatët e tij për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme është dorëzuar në KQZ nga Ivi Kaso shkresa e regjistrimit të Koalicionit mes Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare në vendin tonë.

I gjithë koalicioni do të mbajë siglën, PD-AN ‘Partia demokratike – Aleanca për Ndryshim’. Në marrëveshjen e arritur nga kreu i PD-së Lulzim Basha me opozitarët janë 12 aleatë të tij për të shkuar së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.

Ndërkohë LSI-ja do dalë me listë të vetën në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë siç theksoi kreu i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj, PD e LSI do jenë sëbashku për të ndryshuar qeverinë dhe nëse fitojnë në zgjedhjet e 25 prillit do jenë pjesë e bashkëqeverisjes pas 25 prillit.

PD, kryetar Luzim Basha (Udhëheqëse e koalicionit)
PAA, kryetar Agron Duka
LZHK, kryetar Dashamir Shehi
FRD, Bamir Topi
PBDNJ, kryetar Vangjel Dule
PR, kryetar Fatmir Mediu
Balli Kombëtar, kryetar Artur Roshi (Pjesë e opozitës parlamentare)
PDK, kryetar Nard Ndoka
PDIU, kryetar Shpëtim Idrizi
Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova
Bashkimi Demokrat, Ylber Valteri
Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami
Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia

Top Channel