Nga Dritan Hila
Kjo është shtëpia e shkatërruar e Mehmet Shehut në Çorrush-Mallakastër, kryeministër i Shqipërisë për 27 vjet. Ka qenë gjakësor, krahu i djathtë i Hoxhës, por ka qenë edhe komandanti partizan më i shquar, një jetë aventureske, kryeministri më jetëgjatë i këtij vendi, reformator dhe ndërtues i industrisë së rëndë.
Nuk kemi shtëpi muze të Ismail Qemalit, Ahmet Zogut, Sulejman Delvinës, Enver Hoxhës (këtë e kemi bërë biçim muzeu etnografik) etj, etj.
Do thoni ju që kanë që kanë qenë gjaksorë. As të tjerët që kanë formuar kombe nuk kanë qenë më pak të tillë!
Bëjuni shtëpitë muze, vendosni të mirat dhe të këqijat e tyre, përndryshe i bie që nuk kemi pasur histori.
Se historinë e bëjnë emrat, jo turmat. Një tokë pa emra, është një truall bujqësor por jo fole e një kombi!/dritare.net