Princi William ka ngritur zërin kundër racizmit për 3 futbollistët anglezë, që humbën penalltitë në natën finale të “Euro 2020”. Një ditë pas ndeshjes, Duka e Cambridge ka bërë një postim në Twitter për të dhënë një mesazh kundër racizmit për futbollistët me ngjyrë. Pas humbjes së Anglisë, Marscus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, tre lojëtarë të skuadrës angleze që morën pjesë në penallti, u përballën me një lumë komentesh negative në rrjete sociale.

“Jam i neveritur nga abuzimi racist i drejtuar lojëtarëve të Anglisë pas ndeshjes së djeshme. Është totalisht e paparanueshme që lojëtarët duhet të durojnë këtë sjellje të papranueshme. Duhet të ndaloj tani dhe të gjithë personat që janë përfshirë në të duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi William në një postim në Twitter.

Shoqata e Futbollit denoncoi në mënyrë të ngjashme një sjellje të tillë, duke i thënë publikut se organizata “është e tmerruar nga racizmi në internet kundrejt disa lojtarëve tanë të Anglisë në mediat sociale”.

“Ne nuk mund të ishim më të qartë se dikush që qëndron pas një sjellje të tillë të neveritshme. Nuk është i mirëpritur në ndjekjen e ekipit. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur lojtarët e prekur ndërsa nxisim dënimet më të ashpra të mundshme për cilindo përgjegjës”, tha shoqata në një deklaratë.

icon style