Këngëtarja e njohur Britney Spears është paraqitur ne gjykatën e Los Anxhelos dhe ka folur në lidhje me efektet e kujdestarisë nga babai i saj.

Princesha e Popit ka lëshuar një lumë akuzash aq sa në disa raste gjykatësi duhej t’i kërkonte asaj të ngadalësonte rrëfimin. Ajo mendon se babai Jamie Spears nuk duhet të jetë më  kujdestar i pasurisë së saj.

“Unë kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur. Kjo është një gënjeshtër”, u shpreh këngëtarja .

Ajo ka thënë se i ati e ka kontrolluar “100%”. Ylli i popit ka treguar se i është mohuar e drejta për të pasur më shumë fëmijë  dhe ka marre ilaçe kundër dëshirës. Këngëtarja pohoi se ishte e traumatizuar dhe qante çdo ditë.

Më herët i dashuri i  saj postoi një foto teksa mbante të veshur një bluze me mbishkrimin e njohur  #FreeBritney  e cila është një lëvizje e famshme e fansave të cilët kanë bërë  thirrje që këngëtarja të rifitojë autonominë mbi punët  e saj.

Çfarë është #FreeBritney

Bëhet fjalë për një lëvizje, të organizuar nga fansat. Arsyeja e protestës lidhet me gjendjen shëndetësore të këngëtares Britney Spears.

Në fakt, fansat janë të shqetësuar për mirëqenien e yllit të popit, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen ligjore, që ata besojnë se e ka mbajtur atë të burgosur për më shumë se dhjetë vjet në duart e babait të saj.

Adhuruesit e Britney kanë qenë prej kohësh të kujdesshëm ndaj kushteve të kujdestarisë dhe shpesh kanë pyetur nëse ishte në interesin më të mirë të saj.

Lëvizja filloi në 2009-ën kur FreeBritney.net lëshoi ​​një deklaratë të përgjithshme mbi motivin për të cilin fansat besojnë se Britney nuk ka nevojë për kujdestari kaq të fortë dhe nuk duhet të mbahet larg jetës dhe karrierës së saj.

Lëvizja #FreeBritney u bë virale përsëri këtë verë pas një episodi të podcast të Britney Gram, gjatë së cilës një avokat anonim, ish-pjesë e firmës që mbikëqyr kujdestarinë e Britney, shprehu shqetësimin për këngëtaren dhe mënyrën se si babai ishte duke menaxhuar jetën e yllit të muzikës pop.

fax web