Gjykata e Shkodrës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” Erdgys Arrazin, babain e tre fëmijëve të mitur të mbytur së bashku me nënën e tyre disa ditë më parë në lumin Bunë.

Teksa sot është dërguar nga ambientet e paraburgimit në gjykatë për njohjen e masës së sigurisë ndaj tij, Arrazi është shfaqur në një gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa nuk ka folur shumë në sallën e gjyqit.

Në një gjendje të rënduar, Erdgys Arrazi deklaroi para trupës gjykuese se: “Në këto momente nuk mund të flas sepse nuk jam në gjendje emocionale. Jam dakord me deklarimet e avokatit dhe mund të flas në një moment më të vonë.”

Ndërkohë avokati mbrojtës, Blerim Bazhdari kërkoi në seancën për masën e sigurisë lirimin e shtetasit Erdgys Arrazi pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon policia dhe prokuroria apo edhe motra e viktimës.

Pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit që sipas avokatit vërteton se 39-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij.

“Jam në gjendje të rënduar emocionale, nuk mund...”,