Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku i është përgjigjur mjaft pyetjeve në lidhje me jetën e saj private.

Një ndër pyetjet që e ka “acaruar” moderatoren ka qenë ajo në lidhje me dashurinë që ndjen apo jo për fëmijët e Markut.

“A i do fëmijët e Markut”, ka qenë pyetja e ndjekësit që nuk ka mbetur pa një përgjigje.

“Akoma me këto pyetje? Janë fëmijët e mi”, ka shkruar Rudina dhe krahas ka publikuar një foto me vajzën bukuroshe të ish-politikanit.

Kujtojmë se në vitin 2019, Rudina konfirmoi ndarjen nga ish-bashkëshorti, vetëm 3 vite pas martesës së tyre. Ndërkohë para disa muajsh ajo mori një super propozim për martesë nga partneri i saj aktual, Mark Frroku.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Mark Frroku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, moderatorja na ka surprizuar shumë të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar, sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.

icon style