Janë zbardhur dëshmitë e plota të personave të arrestuar për masakrën e ndodhur në Shkodër, Hasan Ferracaku dhe Elmedin Dyli, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra nga përplasja me armë.

Ajo që vihet re në dëshminë e të dyve është fakti se ende nuk përcaktohet qartë se cili prej personave të përfshirë ka qëlluar në fillim. Nipi i viktimës Kujtim Ferracaku, thotë se ka dëgjuar gjyshin e tij tiu thotë këto fjalë vëllezërve Gocaj: “janë marre keto, kush jeni ju”.

Më poshtë, pjesë nga kërkesa e prokurorisë për masën e sigurisë ndaj të akuzuarve për vrasje

Me datën 27.06.2021, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Shkoder, pas njoftimit verbal (me telefon) të marre nga prokurori i gatshëm nepermjet Salles Operative prane Drejtorise Vendore te Policise Shkoder, menjehere pas ngjarjes se ndodhur me date 27.06.2021 rreth ores 00:35 ne vendin e quajtur Pulaj-Plazh, Velipoje, ku si pasoje ka pasur disa viktima dhe te plagosur, ka regjistruar kryesisht procedimin penal penal nr.621, lidhur me vepren penale te parashikuar nga neni 79/dh, 278/1 te K.Penal, ne ngarkim te shtetasve Hasan Verracaku dhe Astrit Verracaku.

Nga veprimet e para hetimore te kryera nga oficeret e policise gjyqesore ne vendngjarje eshte sqaruar se, rreth ores 00:35 eshte dhene njoftim te salla operative se tek lokal “GOCAJ” ne Velipoje ka patur te shtena me arme zjarri dhe ka disa te vrare dhe te plagosur.

Pas mberritjes se forcave policore ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se ne oborrin e hotel dhe restorant “GOCAJ”, eshte gjetur i vrare shtetasi Kujtim VERRACAKU, dhe disa metra me tutje jane gjetur te vrare shtetasit Edmond GOCAJ, vellai i tij Xhovano GOCAJ si dhe nje person tjeter qe pas identifikimit ka rezultuar se quhej Musaen ZENELI i vitlindjes 2001.

Ne vijim te hetimeve eshte marre informacion se Spitalin Rajonal Shkoder kane shkuar me ambulance, te plagosur, shtetasit Hasan VERRACAKU dhe i mituri Elmedin DYLI, te cilet pasi jane mjekuar per plaget e marra me arme zjarri, jane nisur me urgjence ne Spitalin Ushtarak Tirane per mjekim me te specializuar.

Sipas te dhenave te para, ngjarja ne fiale rezulton se ka ndodhur per motive te dobeta , ku shtetasit Hasan dhe Kujtim Verracaku (vellezer), diten ne fjale, disa ore me pare, jane konfliktuar me vellezerit Gocaj lidhur me ndarjen e shezlloneve ne plazh dhe ne darke jane takuar per tu sqaruar me ta. Nga deshmite e marra rezulton se anetaret e familjes Verracaku (nje numer i konsiderueshem personash sipas deshmive te marra paraprakisht) kane shkuar te hoteli i vellezerve Gocaj.

Gjate bisedes me shtetasit ne fjale, debati eshte ashpersuar dhe jane qelluar me arme te dy palet. Nga personat e konfirmuar qe kane qene ne vendngjarje gjate debatit jane te konfirmuar Viktima Kujtim Verracaku, nipi i tij, i mituri ne konflikt me ligjin Elmedin Ylli, shtetasi Hasan Verracaku dhe tre djemte e tij Astrit, Abedin dhe Shyqyri Verracaku (te cilet vijojne te jene ne kerkim).

Fakti se ne vendngjarje eshte qelluar nga disa persona konfirmohet nga numri, lloji dhe modeli i gezhojave qe jane gjetur ne vendin e ngjarjes, ku dyshohet se jane perdorur te pakten kater lloje armesh.

Nga keqyerja e vendit te ngjarjes, jane konstatuar nje arme tip pistolete e llojit T-T, me 6 fisheke ne kreher dhe nje fishek ne folene e fishekut, e gjetur dhe sekuestruar prane viktimes Kujtim Verracaku, 8 gezhoja metalike mod.54 mm, 5 gezhoja metalike mod.56 mm, 5 gezhoja metalike mod.7.65 mm, 1 fishek i pa plasur mod.7.65 mm, 3 cope predha arme zjarri. Ne vendin e ngjarjes konstatohen qe gezhojat jane ne mengyre te crregullt e te shpendara ne te gjithe vendin e ngjarjes, ka demtime nga predhat ne disa llamarina te lokalit, njolla gjaku etj.

Shtetasi Hasan VERRACAKU rezulton se ka marre ne trup plage me arme zjarri. Ne deklarimet e tij shpjegon se ka disa dite qe ka pas nje konflikt per pune cadrash per ne plazh me djemte e Pjeter GOCAJ nga Velipoja, ku ai ka marre me qera ose leje per shfrytezim te shezlloneve ne plazh Velipoje dhe tek vendi ne fjale kane nderhyre edhe djemte e Pjetrit, dhe per kete gje jemi konfliktuar.

Me date 26.06.2021 rreth mesnates kane shkuar tek lokali i djemve te Pjetrit disa metra me tutje lokalit te tij per tu sqaruar dhe eshte ulur ne tavoline me njerin prej djemve te tij dhe pasi kane biseduar ka krisur arma e zjarrit ku vellai i tij ka qelluar me automotik drejt Kujtimit dhe e ka vrare ate. Kujtimi i eshte kunderpergjigj me pistolete dhe ai i eshte hedhur dhe kapur armen automatik djalit te Pjetrit dhe me pas jane larguar.

I mituri ne konflikt me ligjin, shtetasi Elmedi DYLI i datelindjes 30.10.2004 tregon se punonte te gjyshi Kujtim si kamarjer dhe pasi ka mbaruar punen rreth ores 23.30 ka dale me stafin e lokalit para hotel Fantazise per te pire kafe dhe aty ka degjuar debate qe vinin pertej lokalit te Hasanit dhe sic kane qene bashke kane shkuar te vendi ne fjale. Aty ka pare Hasanin qe ishte ne tavoline me nje person duke sqaruar debatin midis tyre, kishte edhe persona te tjere te pranishem.

Ne kete kohe ka shkuar Kujtimi, gjyshi i tij dhe leshon disa fjale drejt tyre si “jane marre keto, kush jeni ju”, etj dhe aty ka degjuar krisma arme qe i kane ardhur ne krah nga pas tij dhe ka pare qe Kujtimi eshte rrezuar ne toke, aty kane filluar edhe te shtena me arme zjarri te tjera. Sipas shtetasit ne fjale, arme kane pasur Kujtimi Verracaku, Hasan verracaku dhe Abedin Verracaku djali i Hasanit, kurse pala tjeter ka patur automotik ….. dhe gjyshi i tij Kujtimi eshte kunderpergjigjigjur.

Gjate kontrollit te ambjenteve tek vendi ngjarjes, pikerisht tek taraca e hotelit Pjeter GOCAJ jane gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri pistolete mod.7.65 mm, me 3( tre) cope fisheke. Nuk eshte gjetur arma automotik, dhe nje arme pistolete T-T.

fax