Ai është bërë serioz për pak momente dhe i ka shprehur gjithë mirënjohjen të atit.

Aktori ka publikuar një foto me Zefin ku kanë pozuar krah njëri-tjetrit, ndërsa shkrimi krahas postimit ka marrë vëmendjen e të gjithëve e me siguri do t’ju shkrijë zemrat.

“Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të parë e qetë. Brenda saj fshihet një uragan me energji, me pozitivitet dhe me dëshirë për ta jetuar jetën në maksimumin e saj. Kështu ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë dhe sot, tamam si një 71-vjeçar që i ka ndërruar vendin numrave. Je i mirë shumë Babush, për mua je më i miri. Edhe 100 vite të tjera të uroj, shëndet të plotë dhe shijoje jetën, sepse e meriton…! Të du fort artist…!”, ka shkruar aktori Julian Deda përkrah fotografisë me të atin, aktorin e madh të skenës dhe ekranit shqiptar.

icon style