Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, në seancën për kreun e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj – kanë bërë një akuzë të fortë ndaj vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs, për ndërhyrje jashtë kompetencave.
Siç shihet dhe në dokumentin e mëposhtëm 3 gjyqtarët që kanë pasur në dorë rivlerësimin e Imerajt shprehen se kanë qenë nën presion gjatë punës së tyre.
“Në lidhje me organizimin e deliberation ne si trup vëmë në duke faktin se gjatë gjithë procedurës në fjalë jemi ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja joprofesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar.
Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar vëzhguesi në mënyrë të përsëritue ka dashur qartazi që të influencojë në vendimmarrje.
Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit mes komisionit dhe ONM-SË. Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për itimidim trupi për shkaqe të panjohura”, thuhet mes të tjera në notën verabel të firmosur nga tre anëtarët e KPK-së.