Home ELBASANI SOT VIDEO/ELBASAN/ RRADHË TË GJATA PËR MJETET E IDENTIFIKIMIT

VIDEO/ELBASAN/ RRADHË TË GJATA PËR MJETET E IDENTIFIKIMIT

44

Qytetarët presin me orë të zgjatura

Që në orët e para të mëngjesit shumë qytetarë të qarkut të Elbasanit  janë dyndur në radhë për të tërhequr mjetet e identifikimit . Prej disa ditësh tashmë në Elbasan vihen re radhë të gjata në sportelet e gjendjes civile sidomos nga emigrantë të cilët rinovojnë dokumentet e tyre të identifikimit.

Personeli i reduktuar ka bërë që qytetarët të mos marrin në kohë shërbimet duke qëndruar me orë të zgjatura në temperatura te larta.

 Disa prej tyre thonë se edhe pse kanë paguar për të marrë shërbim brenda 72-orësh sërisht nuk e kanë marrë atë edhe pse pranojnë se ka një përmirësim të lehtë të ofrimit të shërbimit. Shkak për radhët e gjata janë bërë ardhja e emigrantëve nga jashtë

Një tjetër arsye e fluksit të qytetarëve është edhe mbyllja e dy pikave të cilat funksiononin në dy njësi administrative për të bërë aplikime.