Një prej personazheve më të përfolura dhe të dashura për bukurinë dhe fizikun e saj është këngëtarja Jennifer Lopez, kurrsesi nuk mbetet pas talenti i saj.
Edhe pse në një moshë relativisht të madhe, rreth të 50-ave, ajo e ruan akoma fizikun dhe pamjen e duket tepër tërheqëse.
Që nga fillimi i karrierës së saj e deri më tani, Jennifer nuk ka bërë shumë ndryshime në pamje apo të ekperimentojë shumë.
Ajo ka qëndruar në një linjë, me flokë ngjyrë lajthie e duke luajtuar me nuancat e saj.
Kujtojmë se një herë ajo ka ndryshuar gjatësinë e flokëve pëe kopertinën e revistës “Allure” e mori shumë komente.
Por duket se së fundmi ajo ka ndryshuar mendim dhe çdo gjë që nuk e ka bërë gjatë të 20-ave, ka vendosur ta bëjë tani duke bërë një ndryshim drastik të pamjes së saj.
Duke nisur me flokët e lyer rozë dhe kapuç të zi e deri tek kambalet po me të njëjtën ngjyrë, të larta, me një veshje me gurë që shëndrrijnë.
Këto foto kanë ardhur falë bashkëpunimit të saj me një markë këpucës dhe JLo është zgjedhur si imazh i tyre.
Edhe pse shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ajo duket mjaft tërheqëse dhe e bukur!
© SYRI.net