Kryeministri Edi Rama, teksa fliste në foltoren e Kuvendit për menaxhimin e krizës energjetike u ndal te mbrojtja e territorit. Në këtë drejtim ai paralajmëroi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”. Sot gjatë një deklarate për medie ka thënë se këto Satelitë do ti kemi shumë shpejtë duke treguar dhe se për çfarë do  të shërbejnë.

“Kini durim, qeshni se e qeshura iu bën mirë, Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar të gjithë territorin në kontrolle, sdo ketë vetëm satelitë por edhe dronë inteligjentë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet që ky territori te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit. Të çuarit deri në fund të përpjekjeve për të izoluar tërësisht trafikune lëndëve narkotike…. Për shumëçka dhe natyrisht edhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimangjinueshme.

Vende tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe është se nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për ti vënë vetes në dispozicion mjete të kësaj natyre. Do i kemi shpejt satelitët”, tha Rama.