Në korrik të vitit 2018, çifti Besart Kallaku-Xhensila Myrtezaj u bekuan me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre të parë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Ditën e sotme, e vogla mbush 3 vite jetë dhe mami dhe babi vendosën që t’i dhuronin një ditëlindje të paharrueshme, duke u arratisur në destinacionin e ëndrrave të çdo fëmije, në “Disneyland”.

Teksa familja e bukur po shijon qëndrimin atje, nuk kishte si të mungonte një urim mjaft i ndjerë nga Besi, të cilin e ka shoqëruar me foton kur Ajka ka qenë më vogël.

“3 vite nga dita e lindjes tende, 3 vite nga dita sikur kam ardhur njehesh me ty ne jete pasi jeta dhe fryma moren kuptim ate dite, pikerisht. 3 vite ne hirin e plote te dashurise! @xhensilamyrtezaj”, ka shkruar aktori i humorit.

 “Që do shtohet, sigurisht, por ende nuk kemi ndonjë plan. Kurdo që të vijë, është i mirëpritur…”,- iu përgjigj Xhensila pyetjes së Rudina Magjistarit.

Por në lidhje me gjininë e fëmijës, aktori dhe këngëtarja janë të ndarë në këtë drejtim. Besi është tipik shqiptar dhe do një djalë shok për vete, ndërsa Xhensila do të kishte më shumë në qejf një motër dhe shoqe për Ajkën.

“Besi këtu është tipik shqiptar, ai do djalë, ndërsa unë dua që Ajka të ketë një motër, sepse kam parasysh edhe lidhjen që kam unë me motrën…”

icon style