Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka sjellë në jetë ditën e djeshme fëmijën e saj të parë e cila është vajzë. Ditën e sotme ajo publikoi foton e ëmbël ku duket dora e saj, e bebushes dhe bashkëshortit, reperit të njohur Getoar Selimi.

Poshtë fotos Marina shkruan se është e bekuar me një engjëll si Marget Selimi.

Postimi i plotë:

“Faleminderit Zotit që na bekoi me një engjëll si ti. Jeta jonë. MARGET SELIMI. 24/11/2021”