Pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti, emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak foli për situatën në veri dhe barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë.
Lajçak tha se pas këtij takimi, do të takohet edhe me KFOR’in dhe EULEX’in, por tha se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo buldozerë.
Do të takohem me KFOR’in dhe EULEX’in pas kësaj. Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”.
Megjithatë, Lajçak tha se pati një diskutim të gjatë me kryeministrin Kurti.
Ai shtoi se nuk mund të presin që diçka e keqe të ndodh.
“Kemi kriza, barrikada dhe kemi situate të vështirë në veri të Kosovës. Pata një diskutim të gjatë me Kurtin. Nuk mund të presim që diçka e keqe të ndodhë. Askush nuk është i lumtur me këtë situatë në veri”.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /GazetaExpress