Google do të bëjë të disponueshëm, deri në vitin 2022 aplikacionin “Android Earthquake Alerts” i cili do të zbulojë automatikisht lëkundjet e akseleometrit të secilit smartfon për të gjeneruar kështu paralajmërime në fazat fillestare të një tërmeti.

Sipas mediave platforma do të krijojë grafikë për lëvizjen e shtresave të Tokës duke alarmuar në rast të valëve që tejkalojnë pragun e rrezikut.

Google tashmë ka nisur “Android Earthquake Alerts” në testimin e ashtuquajtur ”beta” në SHBA, Greqi, Zelandën e Re, Kazakistan, Kirgistan, Filipine, Taxhikistan, Turqi, Turkmenistan dhe Uzbekistan. Qëllimi i deklaruar është krijimi i “rrjetit më të madh për zbulimin e tërmeteve në botë”.

Në telefonat Android, sinjalizimet do të dërgohen si një njoftim me indikacione vizuale se si të veprohet. Ashtu si në Kaliforni, ku gjiganti bashkëpunon me Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara dhe Zyrën e Shërbimeve të Urgjencës në Kaliforni, platforma do të komunikojë në mënyrë preferenciale me organet më të rëndësishme kompetente të secilit vend gjatë procesit të aktivizimit.

fax web