Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë një ndër çiftet më të komentuar turk dhe po ashtu shumë të dashur për publikun shqiptar.

Teksa të gjithë fansat po presin me padurim që aktorja të rikthehet në ekran me ndonjë rol të ri, ajo ka vendosur që t’i përkushtohet një fushe krejtësisht tjetër.

Bukuroshja ka linjën e saj të veshjeve dhe bashkëshorti, Burak Ozçivit e ka mbështetur duke publikuar biznesit të saj më të ri. Madje ai ka bërë publikisht edhe një kërkesë.

“A keni edhe për meshkuj zonja Fahriye?  Duken shumë me stil. Urime”-shkruan Burak.

“Për momentin po merremi me departamentin e grave zoti Burak. Faleminderit për interesimin tuaj”- i përgjigjet aktorja duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.  


Kujtojmë se gjatë verës së vitit të kaluar çifti është  vendosur në qendër të vëmendjes pasi po përflitej se po shkonin drejt divorcit. Mediat turke raportonin se pas vdekjes së të atit Fahriye ra në depresion dhe Burak i kërkoi asaj që të ndiqte disa seanca te psikologu, mirëpo bashkëshortja e tij nuk ka qenë e këtij mendimi.

Po ashtu, u tha se problemi më i madh i çiftit ishte edukimi i djalit të tyre, duke mos pasur pajtueshmëri në lidhje me rritjen e tij dhe si pasojë kanë përjetuar shumë konflikte.

Por, edhe një herë çdo gjë rezultoi në kuadër të thashethemeve.

icone style