Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Eric Garcia ka zgjedhur katër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave te klubi nga Camp Nou, apo nga një lojtarë në secilën pozitë.

Garcia është akademi e Barcelonës, por për shumë vite ishte pjesë e Manchester Cityt, derisa u rikthye këtë verë si lojtar i lirë.

Ai, sikurse edhe çdo lojtar i ri i Barcelonës duhet të bëjë një intervistë me mediumin zyrtar të klubit.

Në atë intervistë, Garcias i është kërkuar të zgjedh katër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave te Barcelona.

Befasia më e madhe e mbrojtësit spanjoll është lënia jashtë liste yllit apo legjendës së klubit, Lionel Messi.

Në portë, Garcia zgjodhi Victor Valdesin, në mbrojtje Carles Puyolin, në mesfushë Xavin, ndërsa në sulm Ronaldinhon.

fax