Maqedonia e Veriut sot për 12 orë të votojë për fatin e udhëheqësve të komunave dhe për këtë në proces pritet të përfshihen më shumë se 1.8 milion qytetarë të cilët ligjërisht e kanë të drejtën e votës për kryetar komune dhe për këshill komunal.
80 komuna dhe Bashkia e Shkupit (me 10 komuna përbërëse) sot do të presin rezultatet e votimit dhe shprehjes së mendimit nga qytetarët për katër vitet e ardhshme.
Por, si do të realizohet procesi i votimit në kohë pandemie?
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka kërkuar ndihmë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse për këtë proces dhe nga ta ka marrë këto rekomandime, që duhet të ndiqen nga votuesit:
-Para vendvotimit duhet të ketë një person që mba rend dhe rregullsi në vendvotim, për të garantuar distancë prej 1,5 deri në 2 metër të votuesve. Në rast se ka rrëmujë në vendvotim, personi përgjegjës duhet t’i njoftoj të gjithë për masat që duhet të merren për të mbrojtur shëndetin e tyre.
-Vendvotimi (klasa, korridore dhe sallat) duhet që të pastrohen dhe ajrosen sistematikisht që të parandalohet infektimi me COVID-19 nga ajri për votuesit dhe për komisionet nëpër vendvotime.
-Personi përgjegjës për rend dhe masa në vendvotim duhet që të dezifektojë duart e votuesve para hyrjes në vendvotim.
-Personi përgjegjës për rend dhe masa duhet që t’i përkujtojë votuesit se duhet të kenë maska nëpër korridore, vendvotim dhe jashtë vendvotimeve.
-Gjatë identifikimit me letërnjoftim apo pasaportë, votuesi për disa sekonda duhet ta menjanojë maskën nga fytyra që t’ju jep mundësi komisionerëve që ta identifikojnë.
-Personi për rend dhe siguri duhet që të parandalojë prezencë të më shumë njerëzve, aq sa ka paravana për votim.
-Votuesit duhet të ndjekin shenjëzimin gjatë hyrjes dhe daljes nga vendvotimi.
-Gjatë daljes votuesi duhet edhe një herë të dezifektojë duart, që të parandalohet bartja e virusit nga stilolapsi, nga mjeti për shenjëzim i gishtave apo nga ambienti i vendvotimit.