Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson vizitoi të shtunën pasdite kishën ku një ditë më parë u vra ligjvënësi David Amess i cili u godit me thikë gjatë takimit me disa qytetarë.

Vrasja e një dite më parë ka tronditur vendin, ndërsa po bëhet thirrje për rishikim të masave të sigurisë për deputetët gjatë takimeve elektorale.

Amess, 69 vjeç dhe anëtar i Partisë Konservatore në pushtet të Johnson, vdiq pasi u godit me thikë disa herë rreth mesditës të së premtes në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Angli. Autori i dyshuar është shtetas britanik 25-vjeçar i identifikuar si Ali Harbi Ali