Edhe pse shpesh e harrojmë, duhet të kuptojmë se mbrojtja në verë nuk nënkupton vetëm lëkurën, por edhe flokët. Dielli, kripa, rëra, janë disa nga faktorët që ndikojnë në dëmtimin e tyre.
Aplikoni një vaj mbrojtës përpara ekspozimit në diell, sidomos në pjesën e majave të flokut. Kjo vlen për të krijuar një barrierë mbrojtëse ndaj faktorëve të jashtëm si kripa, klori, era dhe rrezet e diellit. Një aleat i mirë do të ishte edhe vajii kokosit, ushqen dhe mbron flokët nga rrezet e dëmshme ultravjollcë UV. Edhe vaji i arganit është një produkt bimor mjaft i rekomanduar për t’i dhënë flokëve shkëlqim dhe shëndet.
Pas shampos duhet të përdorni gjithmonë maska natyrale. Hidhni disa pika vaj ulliri në pëllëmbën e dorës e më pas aplikojeni në gjatësinë e flokut. Mbajeni një orë përpara larjes. Edhe xheli i Aloe Veras do të ishte nja hidratues shumë i mirë, së bashku me vajin nga farat e lirit. Masazhojeni kokën me këto vajra, mbajeni 15 minuta dhe pastaj vazhdoni me larjen.
Hidratimi është i rëndësishëm jo vetëm për trupin dhe shëndetin, por edhe për të pasur flokë të ushqyer. Harrojeni efektin kashtë! Dy litra ujë në ditë i japin flokëve një pamje të shëndetshme dhe rrezatuese. Lajini flokët menjëherë me ujë të freskët pasi të jeni larë në det ose pishinë, për të hequr kripën apo klorin të cilët dobësojnë kurorën e kokës.