Ndryshe nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, regjisori Besnik Krapi, na kanë preznatuar që në fillim me vajzën e tyre, Emi, e cila është bërë po aq e dashur për ndjekësit në rrjete sociale, sikundër dy prindërit e saj të njohur.

Ditën e djeshme, Besniku ka postuar një copëz nga koha e kaluar bashkë. Babë e bijë duket se ia kalojnë aq mirë me njëri-tjetrin sa nuk ndihet fare mungesa e mami Jonidës, dhe jo vetëm. Kur kjo e fundit nuk ndodhet në shtëpi, Besniku e mëson Emin se si të nxjerrë gjuhën jashtë.

“Ora e edukimit kur s’o nana në shpi”, ka shkruar Besniku duke bërë që ky moment të pasohet nga shumë komente. E padyshim vëmendjen e ka marrë ëmbëlsia e të qeshurës së Emit që me babin bëjnë një dyshe goxha të fortë.