Erion Murataj PSD

Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos humbisnit asgjë.

Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë premtoi vetëm surpriza.

Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, ish-banorja Valbona Mhilli u shpreh:

Dua shumë që “BBV” ta fitojë Gjesti.

Lidhur me faljen publike të Jozit, ajo u shpreh:

E kam parë reagimin e Jozit, di që Jozi është tej mase i mërzitur, edhe ndjesa që lexuam në rrjetet sociale…

Ndihet i keqardhur kam parë një ndjesë shumë të madhe është diçka që është personale e Jozit, për mua është shumë e vështirë t’i heq titullin shok, për mua Jozi vazhdon të jetë Jozi dhe nuk ia kam hequr titullin që mbart tek unë por, dënoj veprimin që ka kryer.