Home AKTUALITET Ju lutem, s’kemi as drita”, banorët e Mamurrasit ‘mbyten’ nga flakët, kërkojnë...

Ju lutem, s’kemi as drita”, banorët e Mamurrasit ‘mbyten’ nga flakët, kërkojnë ndihmë në Facebook, zjarrfikëset nuk duken gjëkundi

20

MAMURRAS– Situata në Mamurras është e rënduar. Një qytetar nga Mamurrasi, Alban Çakalli ka raportuar orë pas ore përmes videove në profilin e tij në Facebook, gjendjen në Mamuras për shkak të zjarrit masiv.

Në pamje shihet se flakët kanë mbuluar të gjithë vendin dhe ai mundohet që t’i neutralizojë me një tufë shkurresh që mban në dorë.

Në statuse, ai shkruan se tani në fshat nuk ka as energji elektrike dhe në këtë mënyrë nuk kanë se si t’i shuajnë flakët as vetë, pasi zjarrfikëse nuk duket gjëkundi.

“Tani sa erdha ne shtepi per te pire uje dhe me merr vllai ne tel dhe me thote, hajde se jam ne mes te flakeve. Zjarrfikset kane ikur,”- shkruan Çakalli.

“Ju lutem na ndihmoni. Na kane fikur dritat dhe pa energji elektrike nuk kemi me çfar ta fikim zjarrin, kemi hapur tubat e ujit per te fikur zjarrin kur ti afrohet shtepiave te banimit. Do bej padi ne SPAK per kete veprim,”- shkruan në një tjetër status.